Veliaj: Faleminderit atyre që votuan, mirënjohje numëruesve që do administrojnë fitoren

21/06/2015 00:00

Pas përfundimit zyrtar të procesit të votimit, ka reaguar edhe kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane, për kryebashkiak të Tiranës, Erion Veliaj, i cili përmes rrjetit social Facebook ka falënderuar të gjithë ata që votuan gjatë kësaj të diele të 21 qershorit.

“Faleminderit nga zemra! Dua t’u shpreh mirënjohjen time të thellë të gjithë atyre që votuan dhe që ushtruan vullnetin e tyre qytetar për ta çuar Tiranën në drejtimin e duhur. Mirënjohje e veçantë edhe për të gjithë numëruesit, të cilët do të administrojnë gjatë natës së sotme fitoren tonë”, ka shkruar kandidati socialist Erion Veliaj.

Reagimi i Veliajt vjen vetëm pak minuta pas atij të kandidatit rival të tij, Halim Kosova, i cili pretendoi gjithashtu fitoren në Tiranë gjatë një konference për shtyp nga selia e PD-së.

Top Channel