Vlahutin: Merrni pjesë në zgjedhje, mos e shisni votën

18/06/2015 00:00

Tre ditë para datës së zgjedhjeve vendore që pritet të zhvillohen në të gjithë territorin e vendit, ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin u bën thirrje qytetarëve shqiptarë të marrin pjesë në zgjedhje dhe të mos bien pre e presioneve për shitjen e votës.

“Ne e dimë që do të ketë presione për të blere një votë, për të dhënë një ryshfet, për të bërë gjëra të tilla, për këtë lloj transaksioni. Por që ky do të ndihet duhet që nga ana tjetër të jetë dikush që dëshiron të marrë pjese në të. Ndaj kërkesa jonë për ju është: ju lutem, mos merrni pjesë në një transaksion të tillë. Por kështu u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të mos qëndrojnë pasivë, por përkundrazi nëse shikoni një parregullsi apo diçka që nuk shkon, ju lutem raportojeni ose denoncojeni atë në të gjithë institucionet shtetërore”, tha Romana Vlahutin, ambasadorja e BE-së në Shqipëri.

Vlahutin mori pjesë në takimin e radhës të Dhomës Zgjedhore, e cila është duke monitoruar të gjithë ecurinë e procesit zgjedhor.

Anëtarët e kësaj Dhome kanë konstatuar elementë të shkeljes së ligjit gjatë fushatës elektorale, ndërkohë që u bën thirrje qytetarëve të marrin pjesë në votime.

Në përfundim të procesit zgjedhor, Dhoma Zgjedhore do të dalë me një raport përfundimtar, ku do të vlerësohet i gjithë procesi për zgjedhjet vendore 2015.

Top Channel