Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë Kancelarja gjermane Angela Merkel jep një dritë shprese për Greqinë me deklaratën se, arritja e një marrëveshjeje për borxhin grek është ende e mundur.
Jo çdo mundësi është e mbyllur për vulosjen e paktit me kreditorët, BE-në, Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Qendrore Europiane, ndërsa Gjermania duket se është motori kryesor mbështetës i qëndrimit të Greqisë në Eurozonë, siç pohoi vetë kancelarja përpara Bundestagut. Athina megjithatë, theksoi ajo, duhet t’i përmbahet deri në fund angazhimit për reforma.
“Vazhdoj të jem e bindur se ku ka vullnet, ka zgjidhje. Nëse qeveritarët grekë do të arrijnë ta grumbullojnë këtë vullnet, atëherë marreveshja me tre institucionet huadhënese ende është e mundur”, tha Merkel.
Në muajin shkurt, shtoi shefja e ekzekutivit gjerman, qeveria greke u zotua të ndërmarrë reforma strukturore dhe kjo duhet bërë vërtet. Komentet e saj vijnë në një kohë kur fjala e shkurtër “Grexit”, me të cilën përkufizohet dalja e Greqisë nga zona e euros, dëgjohet gjithmonë e më shumë në Berlin.
Edhe vetë politikani brenda koalicionit qeveritar të CDU, CSU dhe SPD-së e konsiderojnë të mundur fundin e negociatave mes Athines dhe kreditorëve. Sondazhet më të fundit tregojnë edhe një ndryshim të ndjeshëm të qëndrimit publik.
Sipas anketimit të realizuar nga ZDF, vetëm 41 për qind e gjermanëve e mbështesin sot qëndrimin e grekëve në Eurozonë. Por 5 vjet më parë, Merkel pati deklaruar në Parlamentin gjerman se dështimi i euros do të thotë dështim i Europes, e siç thekson zëdhënësi i saj, për kancelaren kjo moto vlen akoma.
Ekspertët mendojnë se shkëputja e Greqisë mund të ishte fillimi i fundit të Eurozonës, si dhe fundi i rolit drejtues të Merkelit në kontinentin e vjetër dhe një fiasko, të cilën do t’ia ngarkonin në radhë të parë asaj.
Top Channel