Roshi: Kavaja do të ketë zhvillimin që meriton

17/06/2015 00:00

Kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi, është takuar me banorët e lagjes nr.2, e kthyer në modelin e Kavajës së zhvilluar.

Kandidati i koalicionit të majtë është shprehur se investimet në qytet nuk do të mungojnë edhe për 4 vitet e ardhshme, ndërsa është zotuar se Kavaja do të njohë zhvillimin që meriton.

“Ky mandat do të jetë mandati i ujit të pijshëm. Do të jetë një sfidë e madhe që njëherë e mirë Kavaja të mos ketë më probleme me ujin”, tha Roshi.

Top Channel