Lushnjë, Tushe premton ndërtimin e një kampusi universitar

17/06/2015 00:00

Kandidati i ASHE për Lushnjën, Fatos Tushe zhvilloi një sërë takimesh në disa zona të Lushnjës, në Saver në Xibrakë dhe në Garunjas.

Në këto takime ai shoqërohej nga deputetja Eglantina Gjermeni. Në fjalën e tij, Tushe bëri një përmbledhje të investimeve të kryera në këtë 4-vjeçar në zonën e Savrës.

Sipas Tushes, një problem madhor mbetet punësimi. Ai premtoi përpara këtyre banorëve se deri në dhjetorë do të hapen 1600 vende pune në një ndërmarrje fasone, e cila ka nisur punën në qytetin e Lushnjës.

Një tjetër premtim i Tushes është dhe ai i rikthimit të Universitetit Bujqësor në Lushnjë. Sipas tij, shumë shpejt me mbështetjen e qeverisë, do të nisë punën ndërtimi i një kampusi universitar.

Ndërsa deputetja Gjermeni deklaroi se të gjitha projekte e Fatos Tushes do të kenë mbështetjen e qeverisë së drejtuar nga Edi Rama. Gjermeni bëri thirrje për pjesëmarrje sa më të lartë në votime.

Top Channel