Fiku telefonin dhe nuk iu përgjigj deputetëve të PS, deputetja Koçeku ndan mesazhin në Instagram: Zot, më jep forcë, besim dhe shpresë
“Sistemi korruptiv dhe klientelist i ndërtuar nga partitë politike dhe bizneset e tyre është pengesa kryesore për zhvillimin ekonomik dhe përparimin e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë”.
Ka qenë ky mesazhi i dhënë nga Gjergj Bojaxhi, në një takim me biznesin, kur na ndajnë dhe pak ditë nga zgjedhjet e 21 Qershorit.
“Nuk është e mundur që një shoqëri të ecë përpara, ku sistemi i vlerave është që ai person, i cili është abuzues me ligjin quhet i zoti dhe ai që është i ndershëm, është gjynah. Kur normat bazë nuk respektohen, gjithçka është e paqartë dhe e pasigurtë. Edhe plani i biznesit deformohet”, deklaroi kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës.
Top Channel