Babai i personit të dyshuar si autor i sulmit të një ditë më parë ndaj Drejtorisë së Policisë në Dallas, thotë se i biri kishte probleme personale.
Burrin e armatosur që mësyu komisariatin me një furgon të blinduar, duke thyer dritare e duke goditur makina të policisë me plumba, para se të largohej nga skena e incidentit, autoritetet e kanë identifikuar si James Boulware, ndonëse ende jo zyrtarisht.
Ai u qëllua për vdekje nga snajperët në fugonin që drejtonte, pas një shkëmbimi zjarri me forcat e rendit, që zgjati për disa orë.
I ati, edhe ai i quajtur James, pretendon se 35-vjeçari ishte i egërsuar nga humbja e kujdestarisë së të birit. “Nuk po arrinte të punësohej dhe sistemi ligjor e zhgënjeu thellësisht; ishte i acaruar, por kjo nuk përligj goditjen e stacionit të policisë”, shton ai.
Top Channel