Ligjvënësit kalifornianë kanë urdhëruar fermerët që të reduktojnë konsumin e ujit, në atë që shihet si reduktimi më i madh në historinë e këtij shteti.
Autoritetet lokale njoftuan të premten se do të urdhërojnë rreth 100 kompani që menaxhojnë ujin që të ndalojnë furnizimet nga tre ujësjellësa të ndryshëm.
Kjo është hera e parë në disa dekada që autoritetet detyrojnë fermerët, të drejtat e të cilëve u caktuan mbi 100 vjet më parë, të shmangin përdorimin e ujit.
Ndërkohë, grupeve që gëzojnë të drejtën e menaxhimit të ujërave në Sakramento dhe San Hakuin do t’u ndalohet marrja e ujërave nga disa burime.
Ky vendim i autoriteteve pritej të merrej prej javësh, raporton “Los Angeles Times”. Lëvizja do të ketë efekte të ndryshme, edhe pse parashikohet që ujitja e fushave me të mbjella të vazhdojë normalisht.
Top Channel