Rastet më të vështira të syrit nuk kërkojnë më udhëtim jashtë, zgjidhja është në Shqipëri me Dr. Nishant Taneja nga India 54 mijë fëmijë në të gjithë vendin kryejnë punë të rrezikshme, nuk shkojnë në shkollë dhe shfrytëzohen nga familjet e tyre.
Të dhënat e INSTAT saktësojnë se 20 mijë prej tyre kryejnë punë të rrezikshme dhe plot 2700 fëmijë, të moshës 5 deri në 13 vjeç, shfrytëzohen në rrugë.
Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Punës së Fëmijëve, qindra nxënës në kryeqytet kanë marshuar për t’i thënë “Jo” punës. Ambasadori i OSBE-së, Florian Raunig kërkoi angazhimin e qeverisë për ndaljen e këtij fenomeni.
“2500 fëmijë që kërkojnë lëmoshë, lajnë xhamat e makinave apo mbledhin materiale të riciklueshme, shumica e tyre nuk shkojnë në shkollë, nuk luajnë si fëmijët e tjerë dhe nuk kanë ushqim të përshtatshëm. Kjo është një sfidë që nuk mund të fitohet vetëm me një fushatë. Sidoqoftë, shteti ka për detyrë që të mbrojë shtresa e dobta”, tha ambasadori i OSBE-së, Raunig.
“Për çdo rast që ju jeni dëshmitarë të një rasti trafikimi, shfrytëzimi në punë, të denonconi tek strukturat e policisë, të raportoni dhe të jeni të bindur që policia do t’u gjendet në mbrojtje menjëherë”, tha Elona Gjebrea, zv.ministre e Brendshme.
“Do t’ju vëmë në dispozicion shkolla të veçanta, kurse të veçanta verore që ata të kapërcejnë vështirësitë, në mënyrë që në 2016-n të kemi zero braktisje të shkollës, të kemi zero shfrytëzim të fëmijëve, ndaj bashkohuni të gjithë me ne”, u shpreh Nora Malaj, zv.ministre e Arsimit dhe e Sportit.
Në rrugët e kryqytetit dhe të shumë qyteteve kryesore në ndeshemi çdo ditë me fëmijë, të cilët detyrohen të lypin apo të lajnë xhamat e makinave në këmbim të disa qindarkave. Ata janë të privuar nga të gjitha të drejat e tyre si strehimi, ushqimi i mjaftueshëm dhe i përshtatshëm dhe shkollimi.
Top Channel