Redi Saraçi: Shijaku, 90 përqind pa rrugë
11/06/2015 00:00
Kandidati i djathtë për Bashkinë e Shijakut, Redi Saraçi, zhvilloi një takim me banorët e fshatit Rreth.
Përballë tyre, ai evidentoi dy probleme të rëndësishme për këtë zonë, siç janë shtrimi e ndërtimi i rrugëve dhe çuarja e ujit të pijshëm në çdo rubinet.
“90% e infrastrukturës është e paprekur, ndërkohë që kandidati tjetër premton pista biçikletash dhe poligone qitjeje. Këtu nuk ka rrugë”, tha Saraçi.
Top Channel