Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë Prej orës gjashtë të mëngjesit të së enjtes, ashtu siç deklarojnë me emocione të dukshme edhe prezantuesit e emisionit duke hapur transmetimet, sinjali i televizionit shteteror ERT, me logon tashmë të rivendosur ashtu siç ka qenë, ndodhet në çdo ekran të grekëve.
Dy vjet pasi qeveria e Samaras dhe Venizellos mbylli brenda një dite televizionin historik të Greqisë, qeveria “Tsipras”, duke mbajtur premtimin, e ka rihapur atë, ashtu siç ka qenë në 11 qershorin e vitit 2013, duke risjellë në vendet e tyre të punës rreth 2500 punonjësit që u flakën në rrugë në një ngjarje të paprecedent në Europën moderne.
“Pas dy vitesh është rikthyer përsëri ‘ngjyra’ në televizor dhe është rivendosur demokracia përsa i përket prodhimit dhe shpërndarjes së informacionit, që janë asete publike. Televizioni publik ndodhet përsëri në shtëpitë e grekëve. Vlerësoj se kjo është shumë e rëndësishme. Mbetet për t’u parë nëse në këtë mënyrë e vleresojnë edhe vetë qytetarët”, deklaroi Lambis Tagmatarkis, drejtor i Përgjithshëm i ERT.
Televizioni publik do të funksionojë përsëri me tre kanalet televizive; ERT1 dhe ERT2 në Athinë, si dhe ERT3 në Selanik. Ky i fundit do të rifillojë transmetimin normalisht pas disa ditësh, pasi të rikthehen në gjendjen normale aparaturat dhe baza teknike e papërdorur për dy vjet, ndërsa do të ketë edhe një program të katërt në HD.
Gjithashtu, kanë filluar transmetimet e lajmeve dhe të informacioneve të gjitha kanalet radiofonike publike në mbarë vendin, që kishin mundësi teknike për rifunksionim të plotë. Ceremonia festive në mbrëmje përmban shfaqjen e filmit dokumentar të vlerësuar me çmime të ndryshme, “Sinjali i humbur i demokracisë”.
Pritet një pjesëmarrje e madhe e shumë prej anëtarëve të qeverisë greke, të cilët së bashku me personalitete nga fushat e ndryshme u ndodhën pranë nëpunësve të këtij kanali që nuk rreshtën për dy vjet, duke u përpjekur për ta rihapur kanalin, ku do të pasqyrohen me vërtetësi dhe objektivitet problemet e shoqërisë, sidomos në momentet që po përjeton Greqia.
Top Channel