Dorëhiqet shefi ekzekutiv i Twitter, Dick Costolo, njoftoi të enjten kompania, e cila tha se ai do të largohet nga posti më 1 korrik dhe do të zëvendësohet përkohësisht nga themeluesi, Jack Dorsey.

Dick Costolo do të vazhdojë të shërbejë në bordin e drejtuesve të Twitter. Ndërkohë, Dorsey do të jetë drejtori i përgjithshëm i kompanisë derisa të gjendet zëvendësuesi. Gjatë kësaj kohe ai do të mbajë edhe postin e tij aktual si drejtori i përgjithshëm i platformës.

“Jam jashtëzakonisht krenar për ekipin me të cilin kam punuar gjatë këtyre viteve dhe për gjithçka që ky ekip ka arritur deri tani”, tha Costolo në një deklaratë. “Ne kemi liderë të mëdhenj që punojnë në grup dhe kemi një strategji të qartë për objektivat dhe prioritetet tona”, shtoi ai.

Costolo ishte bashkëthemelues dhe drejtori i përgjithshëm i platformës dixhitale “FeedBurner”, para se ai të bashkohej me Twitter, në vitin 2009, si zyrtari më i lartë operativ, ndërsa një vit më pas mori rolin e drejtorit të përgjithshëm.

Komisioni për zgjedhjen e drejtorit të ri do të udhëhiqet nga Peter Currie, ndërsa në të do të marrin pjesë edhe Peter Fenton dhe Ev Williams.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA