Projekti i Akon për të ndriçuar Afrikën

10/06/2015 00:00

Deri dje atë e njihnin vetëm si një artist të rrymës ‘hip hop’ dhe si producent, por së fundmi Akon duket se ka marrë në duar një nismë shumë të rëndësishme.

Bëhet fjalë për furnizimin me energji elektrike të kontinentit nga ai vjen, Afrikës. Në një fjalim në Kombet e Bashkuara, Akon prezantoi iniciativën e tij të quajtur “projekti i Akon për të ndriçuar Afrikën”.

Kjo nismë ka për qëllim që të shpërndajë rrymë për 600 milionë banorë të kontinentit të vuajtur, të cilët përballen me shumë sfida, ku ndër to është edhe mungesa e energjisë elektrike.

“Të jetosh këtu është shumë e vështirë. Jeta pa elektricitet është e paimagjinueshme. Ne nuk shikojmë televizor, nuk shikojmë video, nuk shikojmë asgjë”, është shprehur një banor, i cili vuan mungesën e energjisë.

Në thelb të projektit është ndërtimi i paneleve diellore dhe akademia që do të ngrihet nga Akon, fillimisht do të merret me formimin e inxhinierëve afrikanë me të gjitha aftësitë e duhura për të ndërtuar dhe për të instaluar këto panele.

Fakti se kontinenti shoqërohet me diell në 320 ditë të vitit e bën këtë projekt mëse të realizueshëm, e që njëkohësisht pritet të reduktojë edhe numrin e lartë të vdekjeve nga zjarri.

Iniciativa e këngëtarit senegalezo-amerikan ka bërë shumë bujë nëpër botë.

Projekti është shumë i prekshëm edhe për vetë Akon, pasi për një pjesë të madhe të jetës së tij, 42-vjeçari ishte një nga 600 milionë afrikanët që jetonte pa energji elektrike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB