Korçë, qershitë po kalben. Nuk ka treg, as eksport

10/06/2015 00:00

Tregu i shitjes për qershinë e prodhuar në vend duket se është paralizuar. Qindra familje nuk arrijnë të tregtojnë prodhimin e tyre.

Në fshatin Dvoran, tonelata të tëra qershie kanë mbetur ende të pavjela, edhe pse në pak ditë ato rrezikojnë kalbjen, ndërsa sipas fermerëve, interesi për blerjen e tyre është inekzistent.

600 familje të këtij fshati, të cilat përgjatë një viti kanë punuar dhe shpenzuar për prodhimin e qershisë, rrezikojnë falimentimin, pasi mungesa e tregut ka bërë që ata të mos arrijnë të shesin as në çmimin e kostos.

Indirekt fermerët pohojnë se, shkak për këtë problem mund të jenë bërë edhe pengesat për eksportin nga vendet fqinje.

Top Channel