Prej 25 vitesh, lagjet periferike të Shkodrës nuk kanë rrugë

09/06/2015 00:00

Lagjet periferike të qyteti të Shkodrës, në veçanti zonat e populluara me të ardhur nga zonat malore, prej më shumë se dy dekadash vuajnë nga mungesa e rrugëve dhe infrastrukturës në kanalizime.

Ish-Zooteknika që prej vitit 1990 u kthye në një zonë banimi për qindra familje, por banorët ndjehen të diskriminuar.

Pavarësisht se kjo zonë është kthyer në një nga lagjet më të mëdha të periferisë në Shkodër, ende askush nuk kujtohet për këta banorë, që janë pjesë e qytetit kryesor të veriut.

Top Channel