Kavajë, Elvis Roshi: Pas 21 Qershorit, zgjidhje problemeve
09/06/2015 00:00
Kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi, është ndalur në komunën e Luzit për t’u njohur nga afër me problemet që ka ky komunitet.
Kandidati i koalicionit të majtë u ka premtuar banorëve se çdo shqetësim i tyri do të marrë zgjidhje pas 21 Qershorit, kur komuna e Luzit të bëhet pjesë e bashkisë së madhe të Kavajës.
“Do të keni me ndriçim hyrjen e Luzit dhe një bulevard modern si në Kavajë”, premtoi Roshi.
Top Channel