Problematika e KEMP-it në Fier, Klosi: Tre grupe pune për të zgjidhur ngërçin

06/06/2015 00:00

Problematika e krijuar në Fier për personat që përfitojnë daljen në KEMP ka sjellë ndërhyrjen e qeverise. Ministri Blendi Klosi tha se me urdhër të kryeministrit janë ngritur 3 grupe pune, si edhe është shtuar numri i mjekëve dhe punonjësve socialë.

“Duke marr shkas nga numri i madh i personave me aftësi të kufizuar që nuk kanë arritur ende të diagnostikohen apo komisionohen, kryesisht në qarkun e Fierit, e për pasojë mosarritjen e marrjes së përfitimeve në bazë të ligjit, për ndihmën ekonomikë dhe shërbimet shoqërore, MMSR bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë ka ngritur sot tre grupe të reja KEMP-i për të zgjidhur rreth 1200 raste të evidentuara në qarkun e Fierit. Për të kompletuar numrin e pamjaftueshëm të mjekëve, të cilët kryenin këtë proces deri më sot, do të shtohen 12 mjekë të specializuar dhe tre punonjës të Shërbimit Social Shtetëror të cilët do të punojnë në mënyrë të pandërprerë për një periudhe 1 javore nga data 8 qershor deri në 15 qershor”, tha ministri Blendi Klosi.

Top Channel