Dita e Mjedisit; Koka, në mbështetje të kandidatit të ASHE në Leskovik
06/06/2015 00:00
Në Ditën Botërore të Mjedisit, ministri Lefter Koka ka shkuar në Leskovik të Kolonjës, për të mbështetur kandidatin e së majtës, Arben Malo, i cili iu përgjigj i pari letrës drejtuar të gjithë kandidatëve për të përfshirë si prioritet në programet e tyre çështjet e mjedisit.
“Bashkia e Kolonjës do të bashkëpunojë ngushtë me Ministrinë e Mjedisit, në mënyrë që të arrihet rehabilitimi i zonave të degraduara dhe të prera”, tha Arben Malo, kandidat i ASHE-së në Kolonjë.
“Arbeni do të ketë mbështetjen time personale, por edhe të qeverisë në tërësi, për t’i bërë realitet të gjitha çfarë ju ka prezantuar në vitet në vazhdim”, deklaroi ministri i Mjedisit, Lefter Koka.
Top Channel