Rrufe në Mars/ Zbulohen për herë të parë sinjalet elektrike të ngjashme me Tokën, rritet rrezikshmëria për misionet e ardhshme njerëzore Nëse dëshironi bukë të thekur, por nuk ju durohet sa të bëhet, vjen thika që ju duhet, pasi kjo shpikje jo vetëm që do të presë bukën, por edhe do e thekë në të njëjtën kohë.
Colin Furze, një shpikës mjaft i njohur në internet, ka krijuar “FurzoToasto”, e cila është një mikrovalë e modifikuar dhe e transformuar, e lidhur me një kabëll që kalon nëpër një tub dhe në fund lidhet me thikën.
Por pse? Ndosha dikush i ka kërkuar Furze diçka të tillë, dhe ai nuk është një djalë që tërhiqet nga këto lloj sfidash.
Kjo thikë, megjithatë, mund të jetë më e mira që kur buka ka filluar të pritet. Thika në fakt në pamje të parë të jep përshtypjen e një sharre. Por… nëse do të priteshit me thikë pa fashje, do të duhej thjesht ndihma e parë, por nëse bëni gabime me thkën e Furze, do t’u duhet ambulanca.
Top Channel