Protesta e fermerëve grekë, policia kufitare lajmëron bllokimin e aksit rrugor Kakavijë-Janinë për 3 orë
Mijëra njerëz dolën në protesta në kryeqytetin e Argjentinës kundër dhunës ndaj grave, ndërsa protesta të ngjashme po mbahen edhe në Kili e Uruguai.
Organizata për mbrojtjen e të drejtave të grave, sindikatat, parti politike dhe Kisha Katolike marrin pjesë në marshim.
Protestat vijnë pas shtimit të ndjeshëm të rasteve të dhunës ndaj grave në Argjentinë. Në Buenos Aires, protestuesit mbanin veshur bluza ku ishin stampuar fotot e viktimave të dhunës.
Në mbështetje të kësaj lëvizje doli edhe ylli i futbollit argjentinas, por edhe i atij botëror, Lionel Messi, i cili shkroi në “Facebook”: Të gjithë argjentinasit, të bashkuar t’i thonë stop dhunës ndaj gruas. Gjithashtu edhe presidenti i Argjentinës është një përkrahës i lëvizjes. Në një media vendase, ai tha se fenomenit poshtërues ndaj gruas duhet t’i jepet fund.
Me mijëra njerëz dolën edhe në rrugët e kryeqytetit të Uruguait, Montevideo, si dhe në Santiago të Kilit.
Në muajin prill në Argjentinë, një mësuese u dhunua deri në vdekje nga bashkëshorti i saj në ambientet e shkollës ku ajo jepte mësim. Ndërsa u shoqërua me protesta edhe vrasja e një 14-vjeçareje nga i dashur i saj, sepse ajo kishte mbetur shtatzënë.
Argjentina ashpërsoi dënimet për dhunën në familje në 2012-n. Gjithashtu të njëjtën gjë kanë bërë edhe vende të tjera në Amerikën Latine. Megjithatë personat e përshirë në këtë lëvizje shprehen se ligjet nuk zbatohen në mënyrë efektive.
Top Channel