Veliaj prezanton projektin për parkun e ri zoologjik

01/06/2015 00:00

Kandidati i mazhorancës për Bashkinë e Tiranës, Erjon Veliaj ka prezantuar këtë të hënë projektin e tij për rijetëzimin e Kopshtit Zoologjik të kryeqytetit.

Veliaj e cilësoi këtë projekt si dhuratën më të bukur që mund t’i bëhet fëmijëve për 1 qershorin, ndërsa e nisin prezantimin e projektit me inventarin akutal të këtij kopshti.

“Në Kopshtin Zoologjik sot, ndërmarrja e Bashkisë së Tiranës trashëgon këtë inventar: një ujk, dy arinj, 5 lama, një dhi, një lopë, 6 rosa dhe 3 pula. Në fazën e parë do ta kthejmë kopshtin në një hapësirë që Tirana meriton dhe do ta integrojmë me Kopshtin Botanik dhe Parkun e Liqenit. Aktualisht këto hapësira funksionojnë si ishuj që nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin. Gjëja e parë që duhet të bëjmë është që ato të lidhen dhe që qytetarët e Tiranës të shijojnë 3 ishuj të lidhur me njëri-tjetrin për të kaluar fundjavën”, deklaroi Veliaj.

Kryeministri Rama, i pranishëm në këtë eveniment, duke kujtuar premtimin e pambajtur të Bashës 4 vite më parë për të bërë të njëtjat gjëra që po prezantoheshin sot, u shpreh se Bashkia e Tiranës në drejtimin e Erion Veliajt do të bëjë më shumë se bashkia e drejtuar nga ai vet.

“Do të bëjmë për Tiranën shumë më tepër se sa u bë kur isha unë në bashki. Do të bëjmë për Tiranën me Erionin dhe skuadrën e tij shumë më tepër në çdo komunitet dhe çdo drejtim”, u shpreh Rama. 

Top Channel