Projekti i Parkut Olimpik, ish-kryeministri Berisha: Aferë korruptive

01/06/2015 00:00

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkruar në Facebook lidhur me projektin e Parkut Olimpik të publikuar paraditen e së hënës nga Edi Rama. Berisha e quan projektin një aferë të re korruptive.

“Te dashur miq, Edi Rama po rrihte gjoksin sot për ndërtimin e Parkut Olimpik e 5 milionë dollarë që ai i dha për këtë qëllim Lindita Nikollës. Këtë aferë të re korruptive e denoncova në dy seanca parlamentare. Kështu, nga 8 kompani që morën pjesë në tenderin për Parkun Olimpik, 7 me çmimin më të lirë skualifikohen dhe tenderin e fiton çmimi më i shtrenjtë”, shkruan Berisha.

Sipas ish-kryeministrit, kjo çështje është dërguar në prokurori nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. “Rama të kërkojë ndjesë për këtë vjedhje të fondeve publike, që sot po vetëmburret për këtë vjedhje të radhës”, shkruan Berisha.

Top Channel