Ministri i Financave prezanton kandidaten e ASHE-së në Klos

01/06/2015 00:00

Në fundjavë, ministri i Financave, Shkëlqim Cani, ka patur një takim me biznesmenët e Bashkisë së Klosit, ku dhe ka prezantuar kandidaten e ASHE-së për këtë bashki, Valbona Kola.

Fillimisht, kandidatja e Aleancës për Shqipërinë Europiane shpalosi programin e saj elektoral për këtë njësi të re vendore, duke theksuar se ka projekte të qarta për zhvillimin ekonomik për qytetin e Klosit dhe fshatrat e Gurrës, Xibrit, Suçit e Klosit.

“Unë besoj shumë te biznesmenët”, tha ministri Cani. “Do të jem në mbështetjen tuaj për zbatimin e projekteve dhe zhvillimin e bizneseve”, shtoi ai.

Ministri tha se është e pafalshme që edhe pse janë dhënë miliona lekë nga buxheti i shtetit, Klosi është në këtë gjendje.

Sipas tij, ndërtimi i Rrugës së Arbërit do të ketë ndikim pozitiv për zhvillimin e ekonomisë në këtë zonë.

Top Channel