Meta, në mbështetje të Luan Sallakut: Vora, model për punësimin

01/06/2015 00:00

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ishte në një takim me të rinjtë e LRI-së në Bashkinë e Vorës. Ai ka mbështetur kandidatin e majtë për këtë bashki, Luan Sallaku.

“Do ta bëjmë Bashkinë e re të Vorës modelin më të mirë të shërbimit dhe të punësimit në nivel kombëtar. Do të kemi një prioritet të veçantë në bashki dhe një fond për nxitjen e punësimit dhe për formimin profesional”, u shpreh kryetari Ilir Meta.

Top Channel