Mediu, në Vaun e Dejës: Mbështesni kandidatin e opozitës, votoni 13

01/06/2015 00:00

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, u ndal në Bashkinë e Vaut të Dejës, ku kërkoi nga anëtarët dhe simpatizantët e forcës që ai përfaqëson, të mbështesin kandidaturën e aleancës opozitare dhe të votojnë numrin 13, Partinë Republikane.

“Është një ditë jashtëzakonisht e rëndësishme, ku do të tregojmë qartë se cilët jemi ne si shqiptarë, çfarë ne besojmë dhe se cili është vizioni ynë për të ardhmen. A duam një Shqipëri të lirë dhe të zhvilluar, apo një Shqipëri të varfër”, u shpreh Fatmir Mediu, kryetar i PR.

Top Channel