Maturantët, në protestë: Provimi i Gjuhë-Letërsisë, me pyetje jashtë programit

01/06/2015 00:00

Pas dhënies së provimit të Gjuhës dhe Letërsisë dhjetëra maturantë kanë protestuar para Ministrisë së Arsimit, duke e cilësuar testin të vështirë dhe jashtë programit.

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Provimit, Rezana Vrapi tha se testi është hartuar brenda të gjitha kritereve të përcaktuara më parë në program.

“Natyrisht që ka pyetje të nivelit të lartë të vështirësisë, sepse duhet të bëhet diferenca mes maturantëve të notës 8, 9, 10. Nuk pretendohet që një nxënës i pesës apo gjashtës të hyjë në këtë grup pyetjesh dhe t’i zgjidhë ato. Çelësi nuk është skemë përfundimtare, pasi është e pamundur të ndërtosh një skemë të tillë. Eshtë një skemë thjesht orientuese dhe ne gjithmonë vendosim shënime që pranohen përgjigje që komisioni i korrigjimit i gjykon si të sakta. Ne do t’i shqyrtojmë me shumë kujdes dhe do të japim përgjigjen tonë në lidhje me të dy peticionet”, thotë Rezana Vrapi.

Maturantët kanë kërkuar të mos penalizohen, pasi testi ka qenë i vështirë dhe jo mesatar, dhe ka patur pyetje jashtë programit.

Top Channel