Idrizi me mbështetësit në Delvinë: Votoni numrin “34”

01/06/2015 00:00

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet vijoi takimet elektorale në qytetin e Delvinës, ku u prit nga qindra mbështetës të kësaj force politike.

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi falenderoi delvinjotët, të cilët kanë votuar vazhdimisht partinë e tij.

“Unë ju bëj thirrje që të votoni numrin 34, të votoni për parimet e shenjta, të votoni për atdheun, për kombin, për pronën, për besimin në Zot. Ju garantoj se do të jem gjithnjë pranë kërkesave të Delvinës, për t’i rikthyer këtij qyteti historik shkëlqimin që ka pasur dikur dhe që meriton”, deklaroi Idrizi.

Top Channel