Halim Kosova: Vëmendja ime do të përqendrohet te fëmijët jetimë

01/06/2015 00:00

Paraditen e 1 qershorit Halim Kosova e kaloi mes fëmijëve, të cilët i ka parë zakonisht foshnja kur lindin. Mes tyre, disa ishin më specialët e festës sepse rriten në Shtëpinë e Fëmijës.

Duke u dhënë fëmijëve disa dhurata të vogla, Halim Kosova u angazhua që gëzimi i tyre të mos zgjaste vetëm një ditë dhe ata të mos e shihnin si babagjyshin e Vitit të Ri për shkak të dhuratave.

Kandidati demokrat, i cili ishte ftuar në festë nga shoqata në ndihmë të fëmijëve jetimë, foli shumë shkurt, duke ia lënë pjesën më të madhe të kohës festës së fëmijëve dhe shpërndarjes së dhuratave.

Kandidati demokrat nuk bëri premtime për kopshte, parqe lodrash apo shkolla më të mira, por angazhimi i tij përpara fëmijëve jetimë ishte premtimi më i madh që mund t’i bëhet një fëmije: “Do të bëhem nënë e baba për ju”!

Top Channel