Dekriminalizimi, SHBA përshëndesin nismën e guximshme të PD

01/06/2015 00:00

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, përmes një deklarate në rrjetet sociale ka përshëndetur nismën e Partisë Demokratike, në veçanti të opozitës, për dekriminalizimin.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përshëndet lëvizjen e guximshme të Partisë Demokratike dhe partive të tjera mbi dekriminalizimin”, thuhet në një postim në Twitter.

Në postimin në fjalë, “Shtetet e Bashkuara shprehin mbështetjen për përpjekjet në vazhdim për të pastruar politikën në Shqipëri”.

Top Channel