Bojaxhi për transportin publik: Biletë elektronike unike

01/06/2015 00:00

Përmirësimi rrënjësor i transportit publik do të jetë prioritet për kandidatin e pavarur për Tiranën, Gjergj Bojaxhi.

“Kjo arrihet përmes futjes së biletës unike elektronike brenda një viti, rikonceptimit, riintegrimit dhe shtimit të linjave të transportit urban, shtimit të stacioneve të reja dhe përmirësimit të atyre ekzistuese”, ka deklaruar Bojaxhi.

Një tjetër mënyrë për të përmirësuar transportin publik, ka shtuar zoti Bojaxhi, është edhe futja gradualisht e autobusëve hibridë dhe me bateri elektrike.

Të gjitha këto synojnë dyfishimin e volumeve të përdorimit të transportit publik, duke zgjeruar rrjetin në mënyrë që, siç shprehet kandidati i pavarur, qytetarët të mos jenë më larg se 7 minuta nga stacioni më i afërt.

Top Channel