Basha kërkon largimin e kandidatit të PD-së për Këlcyrën

01/06/2015 00:00

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ka kërkuar KQZ-së çregjistrimin e kandidatit të Këlcyrës, Gentian Muhameti.

Ndonëse në kërkesën zyrtare nuk përmenden arsyet e këtij qëndrimi, bëhet e ditur se shkak ka qenë mosverifikimi i pastërtisë së figurës, sipas kritereve të vendosura nga Basha në lidhje me rekordet kriminale.

Kreu i opozitës ka deklaruar më herët se, për Partinë Demokratike është më e rëndësishme pastërtia e figurës së kandidatit se sa kalkulimet elektorale.

Siç e ka bërë të ditur që në nisje të fushatës zoti Basha, Partia Demokratike refuzon të kandidojë persona me rekorde kriminale dhe se do të marrë vendim përjashtues për cilindo kandidat, pavarësisht fazës së garës elektorale.

Top Channel