Veliaj në Zall-Herr: Përmirësim infrastrukturës për të lehtësuar komunikimin

31/05/2015 00:00

Nga Zall-Herri, ku u ndal për të prezantuar programin për zhvillimin e kësaj zone, Erion Veliaj ka komentuar premtimet e Partisë Demokratike, duke thënë se askush nuk i ndalon ata që këto premtime t’i vënë në zbatim që tani, pasi ata e kanë bashkinë.

“Nëse premtojnë të pastrojnë Tiranën nëse votohen, unë pyes pse nuk e pastrojnë sot, meqë e kanë drejtimin e Bashkisë. Por, nuk e bëjnë dot këtë sepse janë të paaftë. Thonë që do ulin tarifat e bashkisë, le t’i ulin që sot”, tha Veliaj.

Duke u ndalur në programet konkrete për zhvillimin e Zall-Herrit, kandidati i mazhorancës për Bashkinë e Tiranës është zotuar për rikonstruksionin e disa rrugëve, rikonstruksionin e ujësjellësit në Qinam, ndërtimin e urës së Pinarit dhe ndërhyrje në infrastrukturën vaditëse.

Top Channel