ASHE prezanton kandidatët për këshilltarë bashkie në Selenicë

31/05/2015 00:00

Kryeministri Edi Rama, prezantoi të dielën kandidatët për këshilltarë në Selenicë, ku sipas tij, kandidati i ASHE-së do të bëjë në 4 vite për Selenicën atë që nuk është bërë në 25 vite.

“Në 18 muaj kemi dhënë provën se jemi kthyer në drejtimin e duhur. Kemi kthyer vëmendjen nga njerëzit dhe problemet reale të vendit. Jemi të vetëdijshëm për nevojën që të ecim më shpejt dhe të bëjmë më shumë, por këto 18 muaj kanë qenë të vështira pasi ndërmorëm reforma të nevojshme dhe të vonuara”, tha Rama.

Kryeministri sqaroi edhe një herë se kandidatët për kryetarë bashkie nuk janë të Partisë Socialiste apo të Lëvizjes Socialiste për Integrim, por janë kandidatë të Aleancës për Shqipërinë Europiane.

“Alenca PS-LSI po transformon Shqipërinë. Si një forcë e vetme, ne kemi kandidatë të përbashkët në të gjithë vendin”, deklaroi Rama.

Top Channel