SHBA, ish-kreu i Dhomës së Përfaqësuesve pagoi për të fshehur marrëdhëniet seksuale

30/05/2015 00:00

Pasi një ditë më parë autoritetet federale ngritën akuza ndaj ish-kreut të Dhomës së Përfaqësuesve, Dennis Hastert, të premten u zbuluan detaje të tjera në lidhje me shkeljet e bëra nga 73-vjeçari.

Një zyrtar amerikan, në kushte anonimati, ka thënë të premten për “NBC News” se Hastert ka paguar një person për të mbuluar shkelje seksuale që ai kishte bërë në të shkuarën.

Ish-kreu i Dhomës së Përfaqësuesve u akuzua të enjten për tërheqje të paligjshme parash “cash” për të paguar një person të paidentifikuar për të mbuluar një sjellje të keqe të tij, të dikurshme. Më vonë, i pyetur nga FBI-ja se përse i kishte tërhequr shumat e mëdha të parave, të cilat shkonin deri në 3.5 milionë dollarë, Hastert kishte thënë se nuk i besonte bankës, duke mashtruar zyrtarët e FBI-së.

Aktakuza thotë se Hastert ka paguar një person, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, për të fshehur shkelje të pahijshme seksuale me nxënës.

Dennis Hastert mori postin e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve në vitin 1999 dhe qëndroi deri në 2006-n. Para se bëhej pjesë e Kongresit ai kishte qenë mësues në një shkollë të mesme në Illinois.

Dennis Hastert deri tani nuk ka dhënë asnjë koment në lidhje me akuzat e ngritura, ndërsa një nip i tij tha se ato janë të pa baza.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA