PD: Rama po shkel Kodin Zgjedhor

30/05/2015 00:00

Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama se po shkel Kodin Zgjedhor duke përdorur asetet publike për fushatë.

“Edi Rama vazhdon të shkelë Kodin Zgjedhor dhe të injorojë thirrjet për të mos cënuar standardet për zgjedhje të lira e të ndershme. Edhe sot, ai vuri në dispozicion të kandidatit të tij për Tiranën, nje zyrë te administratës publike, siç është ALUIZNI, duke e kthyer punën e saj dhe detyrimin ligjor që ka, në një show mediatik e propagandistik për interes të fushatës. Kjo është një shkelje brutale e Kodit Zgjedhor, e nenit  3, i cili ndalon përdorimin e aseteve publike në fushatën elektorale”- thuhet në reagimin e demokratëve.

Sipas opozitës, kryeministri po e në mënyrë të përsëritur Kodin Zgjedhor duke stimuluar manipulimin.

Partia Demokratike i bën thirrje ODIHR-it, Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, ambasadave të vendeve të Bashkimit Europian,  që të monitorojnë nga afër e të pasqyrojnë në raportet e tyre këto shkelje, sipas saj, të pashembullta e të përsëritura të stardardeve të zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Top Channel