Dialogu me Ramën u refuzua sërish, reagon kryeministri: Studentë dhe pedagogë, jo! Po çfarë janë këta që duan vetëm rrëmujë?!
Partia Demokratike ka reaguar këtë të shtunë rreth akuzave të adresuara ndaj kandidatit të saj për Tiranën, nga rivali i majtë Erion Veliaj, për një ndërtesë pa leje 5-katëshe në kryeqytet.
Në një deklaratë për mediat, përfaqësuesja e PD-së, Reila Bozdo ka deklaruar se, ka qenë vetë Edi Rama, në kohën kur ishte kryetar bashkie, ai që ka firmosur lejen e ndërtimit të klinikës së mjekut të njohur.
“Edi Rama e bëri qesharak kandidatin e tij për Tiranën, kur e nxorri dje të sulmojë doktor Halim Kosovën në lidhje me godinën e klinikës, që sipas tij është ndërtuar pa leje. Edhe më qesharak u bë kandidati po të keni parasysh mllefin që përdori dje me këto akuza, bazuar në mashtrim e shpifje. Lejen e ndërtimit për rikonstruksion objekti dhe lejen e ndërtimit për shtesë objekti, Edi Rama i ka firmosur në vitin 2004, kur ishte kryetar bashkie, për klinikën e zotit Kosova. Dokumenti zyrtar ka firmë dhe vulë. Kjo është e vërteta. Kjo është e vërteta e dokumentuar, për të cilën askush nuk kishte dyshim, sepse Halim Kosova asnjëherë në jetën e tij nuk ka shkelur ligjin. Atëherë pse Erion Velia, gënjen, mashtron dhe shpif? Me siguri e ka nga halli”, ka deklaruar shkurt përfaqësuesja e PD-së.
Top Channel