IKMT ndërhyn sërish tek diga e Liqenit Artificial, bllokohet firma ndërtuese
30/05/2015 00:00
Inspektoriati Kombëtar për mbrojtjen e Territorit ka ribllokuar paraditen e së shtunës punimet për bllokun e pallateve pranë digës së Liqenit Artificial.
Inspektoriati ka njoftuar se ky aksion i tij është ndërmarrë pasi firma ndërtuese nuk ka zbatuar vendimin e Gjykatës së Apelit, që urdhëronte ndalimin e punimeve.
“Punimet duhet të ishin ndërprerë menjëherë pas vendimit të gjykatës”, ka deklaruar drejtoresha e IKMT, Dallëndyshe Bici.
Top Channel