Haxhinasto dhe homologu malazez inspektojnë punimet Hani i Hotit-Vermosh

30/05/2015 00:00

Segmenti rrugor prej 70 kilometrash, i cili lidh Shkodrën me Plavën dhe Gucinë, pritet të përfundojë në vitin 2017.

Edmond Haxhinasto dhe homologu i tij malazez i Transporteve, Brajoviç kanë inspektuar punimet në këtë rrugë, e cila pritet të shkurtojë ndjeshëm edhe udhëtimin e qytetarëve nga Gucija në Podgoricë.

“Kjo rrugë është një shembull ekselent i bashkëpunimit mes Malit të Zi dhe Shqipërisë. Infrastruktura është e nevojshme, por më i domosdoshëm është aktiviteti ekonomik që ajo krijon, dhe veçanërisht, shkëmbimet njerëzore”, tha Haxhinasto.

Për përfundimin e kësaj rruge, qeveria shqiptare ka dhënë një fond prej 45 milionë dollarësh. Haxhinasto tha se kufiri mes dy vendeve nuk duhet të ekzistojë dhe se kjo rrugë është një shembull i bashkëpunimit mes dy vendeve tona.

Top Channel