Duma: Emergjencë, pastrimi i qytetit ; impiant për përpunimin e plehrave

30/05/2015 00:00

Kandidatja e Partisë Demokratike për Durrësin, Grida Duma e quan një emergjencë pastrimin e qytetit dhe diferencimin e plehrave, që kur hidhen nga qytetarët.

Ajo ka qenë në vendndodhjen e depozitimit të plehrave të qytetit në Porto Romano. Znj. Duma tha se do të ndërtohet impiant modern i përpunimit dhe riciklimit të plehrave, e cila do të hapë vende pune dhe do të mbrojë Durrësin nga ndotja e madhe.

“Kjo zonë është emergjencë për t’u pastruar dhe për të kthyer riciklimin e plehrave edhe në një aktivitet ekonomik, siç e ka gjithë bota. Në fakt plehrat kanë nevojë për një tjetër trajtim. Kanë nevojë për trajtim që në burim ku i hedh secili nga ne. Do ti ndajmë plehrat në 3 kategori dhe do fillojmë që nëpërmjet procesit të riciklimit të ndërtojmë një fabrikë të reciklimit të plehrave shumë herë më moderne e cila është edhe për të shpëtuar ambjentin por edhe për vende pune”, tha Duma.

Top Channel