Berat, Topi kërkon mbështetje për kandidatin e koalicionit të majtë

30/05/2015 00:00

Bamir Topi, kryetar i Frymës së Re Demokratike, ishte mbrëmjen e së premtes në qytetin e Beratit, ku në një takim me mbështetësit e kësaj partie kërkoi votat për kandidatin e koalicionit të majtë, Petrit Sina.

I shoqëruar nga të tjerë drejtues të kësaj partie, Topi pohoi se slogani i FRD-së i ka orientuar drejt koalicionit me Partinë Socialiste në këto zgjedhje.

Topi e cilësoi si aset mjaft të rëndësishëm qytetin e Beratit, me mundësi të jashtëzakonshme turistike, mundësi që pengohej, sipas tij, nga infrastuktura.

“Kandidati Sina do të jetë një kryetar bashkie për të gjithë qytetarët”, u shpreh ndër të tjera Topi, i cili kërkoi votat edhe për partinë që drejton, “për të rritur mundësinë e përfaqësimit në këshillat bashkiakë”.

Top Channel