Pas marrëveshjes me kandidatin e majtë, banorët e Koculit dalin nga greva e urisë

29/05/2015 00:00

Ka përfunduar greva për 11 grevistët e fshatit Kocul, të cilët prej 9 ditësh kishin nisur një grevë urie.

Prej vitesh, banorët e fshatit të Vlorës kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me firmat kontraktore naftë-nxjerrëse në zonë, ku, sipas tyre, kanë helmuar ajrin, por edhe kanë prishur rrugën, si dhe kanë shfrytëzuar pronat e tyre, pa u dhënë banorëve asnjë mundësi punësimi.

Ndërkohë, në takimet edhe me përfaqësues të Prefekturës dhe me kandidatin e majtë për Bashkinë e Selenicës, Kasem Cenaj, duket se banorët kanë arritur një marrëveshje.

Kandidati Cenaj, në emër të kryetarit të LSI-së, njëherazi edhe Kryetar i Kuvendit, Ilir Meta, ka rënë dakord me banorët për disa pika. Cenaj u shpreh se edhe vetë z. Meta, por edhe qeveria, janë vënë në djeni të problemit dhe të grevës. Sipas tij, premtimet po vijnë duke u mbajtur dhe ka nisur tashmë rregullimi i rrugës, e më pas do të merret në konsideratë problemi i vendeve të punës dhe i ndotjes së ajrit, probleme që do të diskutohen gjerësisht.

Top Channel