Beqaj viziton spitalin rajonal të Fierit: Aparaturat e reja, shërbim efikas

29/05/2015 00:00

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i shoqëruar nga drejtues të shëndetit publik në Fier dhe deputetet Adelina Rista e Antoneta Dhima, ka vizituar spitalin rajonal të Fierit, ku kohët e fundit është investuar në disa pajisje shumë të rëndësishme për sëmundjet kardiovuskulare.

Duke qenë se me ndarjen territoriale shumë shërbime të shëndetit parësor do të ofrohen në bashkëpunim me qeverisjen vendore, me ministrin Beqaj ka qenë edhe kandidati i së majtës, Armando Subashi.

Ata kanë vizituar pavionin e kardiologjisë, ku para pak kohësh janë vendosur pajsijet e reja, një investim ky i Ministrisë së Shëndetësisisë.

“Ky është një kabinet shumë i rëndësishëm nga i cili përfitojnë qytetarët e Fierit, por edhe mjekët që të bëjnë diagnostikime të sakta për këto lloj sumundjesh, duke i dhënë fund sorollatjeve të pacientëve drejt Tiranës”, tha Beqaj.

Me këtë investim, Fieri u bashkohet spitaleve të tjera rajonale që kanë këtë lloj shërbimi. Po sot ministri Beqaj përuroi edhe nisjen e projektit të “check up” të popullsisë falas, që do të aplikohet në një nga qendrat shëndetësore të qytetit të Fierit.

Top Channel