Pas pesë orësh në shesh, protestuesit bllokojnë autostradën Tiranë- Durrës. Paralizohet qarkullimi
Kandidati i ASHE për Elbasanin Qazim Sejdini ka qenë i pranishëm në një takim të zhvilluar nga të rinjtë e FRESSH dhe LRI, nga ku shpalosi edhe një pjesë të programit të tij për rininë.
Sejdini u premtoi të rinjve se do të nxisë punësimin me programe bashkiake si dhe do t’i mbështesë ata për të patur plane individuale të zhvillimit të karrierës së biznesit përmes partneritetit publik-privat.
“Bashkë do ta çojmë Elbasanin përpara, bashkë do ta ndryshojmë Elbasanin. Themi bashkë se bashkë me ne është qeveria, është Rama, është Meta, jemi shumë, jemi të fuqishëm, dimë të bëjmë, dimë të punojmë, dimë të realizojmë, dimë të jemi konkretë”, tha Qazim Sejdini, Kandidat i ASHE për bashkinë Elbasan.
Top Channel