Nebraska heq dënimin me vdekje

28/05/2015 00:00

Shteti amerikan i Nebraskës hoqi dënimin me vdekje pas votës kundër kësaj mase të një koalicioni konservatorësh, i cili nuk e pranon ekzekutimin si formë ndëshkimi.

Në këtë mënyrë, Nebraska i bashkohet 18 shteteve të tjera të vendit si dhe rajonit federal të Uashingtonit që heqin dorë nga dënimi kapital.

Ajo është gjithashtu i pari shtet konservator në 4 dekada që hedh një hap të tillë.

Nebraska nuk kishte ekzekutuar asnjë të burgosur që prej vitit 1997, kur daton edhe ulja e fundit e një të dënuari në karriken elektrike. 

Top Channel