Fatos Tushe: Markë bujqësore ‘Made in Lushnje”

28/05/2015 00:00

Kandidati për bashkinë e Lushnjës, Fatos Tushe prezantoi programin për katër vitet e ardhshme për bashkinë e re e cila bëhet një njësi me 130 mijë banorë.

Programi përfshin infrastrukturën, ujësjellësit, sistemet vaditëse, tregjet për bujqësinë, nxitjen e fermave bujqësore me synim krijimin e markës bujqesore, Made in Lushnja.

“Është momenti që ne të përcaktojmë prioritetet e bashkisë sonë të madhe me 130 mijë banorë. Projekti ynë “Drejtimi i duhur për Lushnjen”, është projekt i mbështetur mbi burimet tona, mbi ekonominë tonë, duke i harmonizuar këto projekte dhe me strategjinë kombëtare”, tha Fatos Tushe, kandidat për bashkinë e Lushnjës.

Top Channel