Elbasan, Sejdini: Mbështetje rinisë. 24 orë ujë për fshatrat

28/05/2015 00:00

Kandidati i ASHEE për Elbasanin, Qazim Sejdini ishte i pranishëm në një takim të zhvilluar nga të rinjtë e FRESH dhe LRI, nga ku shpalosi edhe një pjesë të programit të tij për rininë.

Sejdini u premtoi të rinjve se do të nxisë punësimin me programe bashkiake dhe do t’i mbështesë ata për të patur plane individuale të zhvillimit të karrierës së biznesit përmes partneritetit publik-privat.

Takimet e zotit Sejdini vijuan me banorët e komunës Papër, ku ai u fokusua në zhvillimin e bujqësisë dhe infrastrukturën e fshatrave.

Sejdini tha se mirëmbajtja e rrugëve të arave dhe e kanaleve kulluese do të jetë detyrë parësore e Bashkisë.

Gjithashtu, ai premtoi se brenda mandatit, të gjithë fshatrat e bashkisë së re do të kenë 24 orë ujë.

Top Channel