Shkodër, Bazhdari në Dukagjin: Mbështetje turizmit dhe punësimit

27/05/2015 00:00

Kadidatja e mazhorances për Bashkinë e Shkodrës, Keti Bazhdari ka zhvilluar një takim me banorët në disa fshatra të Dukagjinit dhe në zonën turistike të Thethit.

E shoqëruar dhe nga një grup turistësh italianë të apasionuar pas guidave të “Rally”, Bazhdari ka prezantuar programin e saj të zhvillimit për këtë zonë, duke e vënë theksin tek nevoja emergjente e ndërtimit të rrugës së re të Dukagjinit.

Ajo ka garantuar se do t’i kushtojë vëmendje të veçantë kësaj perle të Alpeve shqiptare të Shkodrës, kryesisht në zhvillimin e turizmit dhe punësimit.

Top Channel