Përmbytjet në Oklahoma dhe Teksas, 17 të vdekur, mbi 40 të zhdukur

27/05/2015 00:00

Bilanci i viktimave nga përmbytjet në Teksas është rritur duke shkuar në 17 të vdekur, ndërsa të paktën 40 persona të tjerë janë të zhdukur.

Mediat lokale raportojnë se të zhdukurit kanë humbur përgjatë lumit Blanco. Shirat e mëdha kanë goditur edhe Houston-in, qytetin më të madh në Teksas.

Ndërkohë, autoritetet vendase shprehen se më shumë se 4 mijë ndërtesa janë dëmtuar, ndërsa rreth 2.500 automjete janë braktisur në vetëm Houston.

“Associated Press” njoftoi se 12 nga viktimat kanë vdekur në Teksas dhe 5 të tjerë në Oklahoma.

Stuhia, e cila goditi këto shtete, dërgoi në këto zona reshje të mëdha duke shkaktuar përmbytje masive, ndërsa një tornado në Ciudad Acuna, një qytet në kufi, shkaktoi të paktën 13 persona të vdekur.

Top Channel