Veliaj në Laprakë: Tirana nuk ka nevojë për kryetar bashkie turist
26/05/2015 00:00
Kandidati i mazhorancës për kryetar në Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj u ndal në Laprakë së bashku me kreun e ALUIZNI-it, Artan Lame, për të shpërndarë leje legalizimi falas.
Në fjalën e tij, Erion Veliaj kërkoi mbështetjen e qytetarëve më 21 Qershor “për të ecur në drejtimin e duhur edhe në bashkinë e kryeqytetit”.
Veliaj tha se emrat e opozitës janë provuar dhe nuk bënë asgjë për qytetin, ndërsa foli edhe për një plan të detajuar për çdo problem të Tiranës.
“Tiranës nuk i duhet një kryetar bashkie turist. Opozita mendon se njerëzit janë budallenj dhe harrojnë, por ne duhet të përqendrohemi te drejtimi i duhur që ka nevojë Tirana”- tha ai.
Top Channel