Turku: T’i rikthejmë Elbasanit demokracinë vendore

26/05/2015 00:00

Kandidati për kryetar bashkie i koalicionit për Punë dhe Dinjitet në Bashkinë e Elbasanit, Ardjan Turku zhvilloi një takim me banorë të lagjes Kala.

Gjatë këtij takimi, Turku e vuri theksin tek mungesa e demokracisë vendore në bashkinë e qytetit.

Ndërsa banorët kërkuan mes të tjerash edhe rishikimin e emërtimit të rrugëve dhe shesheve nga bashkia e re, pasi sipas tyre janë anashkaluar figurat e rëndësishme me karakter kombëtar të Elbasanit.

Top Channel